Molliqaj i shqetësuar nga afrimi i AAK-së me PDK-në

Molliqaj i shqetësuar nga afrimi i AAK-së me PDK-në

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë se është i shqetësuar me afrimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me Partinë Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se AAK në një mënyrë është duke u bërë satelit i PDK-së.

Sipas Molliqajt, një gjë e tillë shihet me votimet e ndërsjella të iniciativa të të dy palëve “por edhe me komunikimin publik” të zyrtarëve të këtyre partive.

“Mendoj që është gabim, por ky është vendim i tyre,” ka thënë Molliqaj në një intervistë në Klan Kosova.

Këto komente Molliqaj i ka bërë teksa ka komentuar rezolutën e Kuvendit të Kosovës për ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë deri në lirimin e Ramush Haradinajt nga arrestimi në Francë./Insajderi.com