Molliqaj: Për Veselin nuk ka më vend në institucione

Molliqaj: Për Veselin nuk ka më vend në institucione

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë se për Kadri Veselin, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), nuk ka vend në institucione të shtetit, por diku tjetër.

Mbetet të mësohet në çfarë ka aluduar ai, ndërsa në të njëjtin shkrim në llogarinë e tij në Facebook, ai flet për rrugëtimin e Veselit deri sot, sic e sheh Molliqaj.

“Nga frika se do të mbetet në opozitë, u dorëzua prapë. Tash deklaroi se do të tërhiqet edhe nga kandidatura për kryetar Kuvendi me kushtin që t’ia bëjmë një vend në qeveri. Por ai [Kadri Veseli v.j] duhet ta kuptoj një gjë: nuk ka vend për të në institucionet e shtetit tonë. Vetëm një vend e kemi të rezervuar për të. A thua ku?”, ka thënë Molliqaj. /Insajderi.com