Molliqaj: Për fushatën tonë, të domosdoshme 10, 20 apo 50 euro nga qytetarët

Molliqaj: Për fushatën tonë, të domosdoshme 10, 20 apo 50 euro nga qytetarët

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka kërkuar nga qytetarët që ta financojnë fushatën e subjektit që ai përfaqëson.

Molliqaj ka thënë se paratë që qytetarët dhurojnë për organizimin e fushatës së Vetëvendosjes, janë të domosdoshme.

“Për ta bërë ndryshimin e madh duhet angazhim dhe kontribut i secilit prej nesh”, ka thënë Molliqaj.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Molliqaj ka kërkuar nga qytetarët dhurimin e mjeteve financiare për fushatën e VV-së, raporton Insajderi.

“10€, 20€, 50€ apo më shumë, për juve mund të duken pak, por për organizimin e fushatës tonë janë shumë dhe të domosdoshme. Vetëm të bashkuar mund t’i mposhtim ata të cilët financohen me para të pista të nëntokës”, ka thënë ai.

Vetëvendosje ka lansuar një platformë online për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të ndihmojnë financiarisht Vetëvendosjen. /Insajderi.com