Molliqaj për fotografinë me Thaçin: Njeriu bën gabime në jetë

Molliqaj për fotografinë me Thaçin: Njeriu bën gabime në jetë

Dardan Molliqaj, kandidat për deputet nga Lëvizje Vetëvendosje dhe sekretar organizativ i këtij subjekti politik ka folur edhe një herë për fotografinë me Hashim Thaçin.

Thotë se nuk ka qenë pjesë e asnjë partie politike përveç Vetëvendosjes.

“Nuk mundem me demantu diçka që ka ndodh dhe ç’kado që kam bërë në jetën time nuk mund ta demantoj”, tha ai në KTV.

“Nuk i bi pishman mendoj që kam bërë diçka gabim në këtë rast sepse kam gabime në jetë edhe unë si njerëzit e tjerë”, theksoi ai.