Molliqaj – Mogherinit: Korrupsioni nuk luftohet derisa Adem Grabovci është i lirë

04.03.2017 18:48
Molliqaj – Mogherinit: Korrupsioni nuk luftohet derisa Adem Grabovci është i lirë

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, është shprehur i habitur se si Frederica Mogherini thotë se “po luftohet korrupsioni në Kosovë” teksa deputeti i PDK-së, Adem Grabovci, për të cilin ka fakte se ka bërë korrupsion, vazhdon të jetë i lirë.

Molliqaj ka thënë se korrupsioni në Kosovë nuk luftohet, derisa kryeministri Isa Mustafa vazhdon tu japë tenderë djemve të tij.

“Sipas raportit të Transparency International të vitit të kaluar, Kosova rënditet në vendin e 95 sa i përket luftimit të korrupsionit. Kryeministri ende vazhdon me ju jep tendera djemve të tij. Mbi 60 dosje në prokurori për korrupsionin e qeverisjes së kryeministrit aktual në Komunën e Prishtinës asnjëherë nuk u trajtuan”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

“Adem Grabovci, edhe pse ka qindra fakte për krim e korrupsion, ende është i lirë”, është shprehur Molliqaj.

Molliqaj i ka kthyer përgjgije përfaqësueses së Lartë të BE-së, e cila sot gjatë vizitës në Prishtinë u premtoi kosovarëve që vizat do të liberalizohen nëse deputetët e Kuvendit të Kosovës e nënshkruajnë marrëveshjen e demarakcionit me Malin e Zi.

“E Mogherini vjen e na thotë korrupsioni po luftohet, nëse doni liberalizim të vizave duhet t’i falni edhe 8000 hektarë tokë. Jo faleminderit! Nuk kemi tokë për të falur”, ka thënë Molliqaj. /Insajderi.com