Molliqaj kërkon interpelancë për mëditjet për udhëtime zyrtare

Molliqaj kërkon interpelancë për mëditjet për udhëtime zyrtare

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Darnda Molliqaj ka kërkuar të thërritet në interpelancë për ristrukturimin e sistemit të mëditjeve dhe shpenzimeve për udhëtimet zyrtare, ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar.

Sipas Molliqajt, tarifat e mëditejeve 250 euro për vendet e rajonit dhe 170 përshtetet tjera janë caktuar për qëllime të përfitimeve.

“Mëditjet për zyrtarët e institucioneve shtetërore për vizita në Shqipëri, Mal të Zi apo Serbi mbërrijnë shumën 250€ në ditë, përderisa ato në vendet e largëta me standarde të jetesës shumë më të larta, si Australia apo Canada janë vetëm rreth 170€”.

“Këto tarifa janë caktuar me qëllim për të përfituar nga udhëtimet në vendet e afërta të cilat janë shumë më të shpeshta sesa ato në vendet më të largëta”, ka thënë Molliqaj.

No automatic alt text available.Image may contain: text