Molliqaj: Kemi bërë gjëra të këqija në Vetëvendosje

Molliqaj: Kemi bërë gjëra të këqija në Vetëvendosje

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj sot në Kuvendin Kosovës ka thënë se për 12 vjet sa ka qenë në Lëvizjen Vetëvendosje kanë bërë edhe gjëra të cilat nuk kanë qenë të mira.

Molliqaj tha se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk janë duke ardh në debate dhe për këtë arsye po e shfrytëzojnë foltoren e Kuvendit

“Me qenë se në debate nuk po vini atëherë mujna me diskutua këtu senet se kemi qenë 12 vjet bashkë kemi bo shumë sene t’mira bashkë, kemi bo edhe sene të këqija bashkë”, ka thënë

Në Kuvend është duke u disktuar për shkarkimin e nënkryetares së Kuvendit, Aida Dërguti. /Insajderi.com