Molliqaj: Ftoj Vetëvendosjen të mos na sulmojë

Molliqaj: Ftoj Vetëvendosjen të mos na sulmojë

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka ftuar ish-partinë e tij Vetëvendosje, që të mos sulmojë më anëtarët e Partisë Socialdemokrate.

Ai ka komentuar një rast të fundit të një sulmi fizik nga një aktivist i Vetëvendosjes ndaj një aktivisti të PSD-së duke thënë se kjo është për keqardhje dhe se VV duhet të reflektojë.

“Është e papranueshme. Kemi kaluar shumë vite bashkë. Është sulmuar një aktivist i shkëlqyeshëm. Bardh Ahmeti është djalë i heshtur, shumë pak kam dëgjuar zhurmë nga ai. Është sulmuar nga zyrtar i Vetëvendosjes, asamblist në komunën e Prishtinës. Më vjen keq që ka ndodh. Mendoj se do të reflektojnë”, ka thënë Molliqaj në Interaktiv të KTV-së.

Molliqaj ka thënë se i njeh mirë njerëzit e Vetëvendosjes dhe se ata “nuk guxojnë t’i tregojnë muskujt aty ku duhet”. Ai ka ftuar aktivistët e VV-së “të mos i prekin njerëzit e PSD-së”.