Molliqaj e quan Hysen Durmishin besimtar të Albin Kurtit

Molliqaj e quan Hysen Durmishin besimtar të Albin Kurtit

“Rrej Dardan rrej”, kështu fillonte një status i anëtarit të Vetëvendosjes, Hyseni Durmishi përderisa bashkëpartiaku i tij Dardan Molliqaj po zhvillonte një intervistë në Klan Kosova.

Lidhur me këtë shkrim Molliqajt iu lexua drejtpërsëdrejti nga autori i emisionit në këtë televizion, duke iu drejtuar Molliqajt se për dy orë intervistë paske folur kot.

Por, Molliqaj kundërshtoi se intervista e tij që zgjati dy orë shkoi kotë. Molliqaj tha se në këtë intervistë të parën pas skandalit brenda VV-së nuk ka folur për besimtar por për njerëz që duan të dëgjojnë dicka.

“Nuk jam tu fol për besimtar, por kam tu fol për njerëz që duan të dëgjojnë diçka. Unë ndaj një pjesë të vlerësimit për të ka qenë aktivist prej fillimit, është aktivist që ka bë edhe  gabime sikur të gjithë ne.  Po të them se njeriu mësohet edhe me të keq”.

“Unë nuk e shoh problem këtë çështje me Dardanin sepse Dardanin nesër nuk është, qe i padijshëm, s’ka fuqi politike, është vetëm shkon te shpij. Kosova mbijeton, të gjithë ata njerëz që mendojnë se Kosova ecën përmes individëve dhe jo përmes shoqërive janë gabim. Prandaj duhet me pas parasysh çfarë shoqërie po nderojmë sepse pritët kanë një rol jo të vogël në shoqëri dhe kjo është e gjitha ajo çfarë mund të them”, ka thënë Molliqaj./Inasjderi.com