Molliqaj: Dukagjin Gorani kurrë nuk ka qenë në PDK

Molliqaj: Dukagjin Gorani kurrë nuk ka qenë në PDK

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka mbrojtur anëtarin e partisë Dukagjin Gorani, duke mohuar se ai ka qenë ndonjëherë në Partinë Demokratike të Kosovës.

Duke kundërshtuar Berat Buzhalën i cili ka thënë se ish-kolegu i tij Dukagjin Gorani ka qenë në PDK, Molliqaj ka thënë se Gorani ka qenë vetëm këshilltar i kryeministrit Hashim Thaçi, i cili ka drejtuar atë kohë Partinë Demokratike e Kosovës.

“Dukagjin Gorani asnjëherë nuk ka qenë anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës ndonëse ka qenë këshilltar i kryeministrit Hashim Thaçi”, ka thënë Molliqaj ne Debat Plus në Tv Dukagjini./Insajderi