Molliqaj: Të organizohemi për lirinë e aktivistëve të dënuar

Molliqaj: Të organizohemi për lirinë e aktivistëve të dënuar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka thënë se fitorja e mbrëmshme ishte madhështore, por festa e tyre ishte e zbehtë sepse në mesin e tyre nuk ishin Atdheu, Egzoni dhe Frashëri.

Molliqaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “këtë betejë e kaluam me shumë sukses. Tash, duhet të organizohemi dhe ta fitojmë betejën e radhës.

“Tash duhet ta luftojmë këtë vendim të padrejtë të gjykatave të kapura nga klani Pronto, klan të cilit mbrëmë qytetarët ia dhanë një goditje të fuqishme”, ka shkruar Molliqaj.

Ai ka vazhduar postimin e tij duke bërë thirrje që të organizohen për lirimin e Adea Batushës, Frashër Krasniqit, AtdheArifit dhe Frashër Krasniqit.

“Duhet të angazhohemi që Adea, Egzoni, Atdheu dhe Frashëri të dënuar padrejtësisht të lirohen sa më shpejtë nga kjo akuzë, dhe pa humbur kohë të fillojnë hetimet për përgjegjësit që e montuan këtë rast. Ata që Astritin na e sollën të vdekur e aktivistët tjerë po i mbajnë në burgje, duhet të japin përgjegjësi para ligjit”, ka shkruar Molliqaj. /Insajderi.com