Mohgerini ndryshon agjendën: Në Kosovë vjen të shtunën

01.03.2017 21:06
Mohgerini ndryshon agjendën: Në Kosovë vjen të shtunën

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini, sot ka filluar turneun e saj në shtet e Ballkanit. Por, rruga e saj drejt Kosovës është shtyrë edhe për një ditë. Kjo sepse vizitën e paraparë që ta zhvillojë të premten në Prishtinë, në fakt do ta zhvillojë ditën e shtunë. Mogherini ka Kosovën të fundit në listën e vizitave në shtetet e Ballkanit.

Mogherini do të arrijë në kryeqytetin kosovar me 4 mars, që në fakt është edhe vizita e saj e fundit si pjesë e këtij turneu katër ditor në Ballkan.

Siç bëhet e ditur në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian, ajo do të vizitojë edhe qytetin e ndarë të Mitrovicës.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, politikania italiane do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Isa Mustafa, si dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli, njofton gazetametro.

Përndryshe, turneun e filluar sot në Mal të Zi, ajo do ta vazhdojë në Bosnjë ku do të qëndrojë në datën 2 mars, pastaj në Serbi she Shqipëri, pasiqë që të dy vendet do t’i vizitojë në të njejtën ditë, me 3 mars.