Mogherini i thotë Thaçit që Kosova duhet ta ratifikojë Demarkacionin

Mogherini i thotë Thaçit që Kosova duhet ta ratifikojë Demarkacionin

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini katakuar sot Presidentin e Thaçit në Mynih, me ç’rast i ka thënë atij se BE-ja pret që Kosova ta ratifikojë marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Për takimit ndërmjet Thaçit dhe Mogherinit ka njoftuar presidenti kosovar, i cili po qëndron në Mynih, në kuadër të Konferencës së Sigurisë së Mynihut.

“Në kuadër të Konferencës së Sigurisë së Mynihut takova edhe Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, zonjën Mogherini, me të cilën biseduam për zhvillimet në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor. Për çështjen konkrete të liberalizimit të vizave, Brukseli tani pret që Kosova të përmbushë edhe kushtin e fundit, atë të ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, që kosovarët të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Konferenca e Sigurisë në Mynih hapet sot më 17 shkurt dhe do të zgjas deri në dielën më 19 shkurt 2017. /Insajderi.com