Mogherini sot nis turneun e vizitave në Ballkan

Mogherini sot nis turneun e vizitave në Ballkan

Shefja e Diplomacisë në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini sot nis turneun e vizitave disa ditore në Ballkanin Perëndimor.

Raportohet se vizita ka karakter të dyfishtë – fillimisht të ardhmen e përbashkët të BE-se dhe Ballkanit Perëndimor dhe më pas marrëdhëniet bilaterale të vendeve të BE-së dhe vendeve të këtij rajoni.

Mogherini nga 1 deri më 4 mars, do të që qëndrojë në Tiranë, Sarajevë, Prishtinë, Beograd, Podgoricë dhe në Shkup.

Ajo do të zhvillojë takime me përfaqësuesit institucional të të gjitha vendeve, përfshirë qeveritarët, ata nga Kuvendi dhe përfaqësuesit e partive politike.

Pas vizitës, Mogherini menjëherë do të raportojë para shefave të diplomacive të 28 vendeve anëtare në Këshillin e Ministrave gjatë takimit që do të mbahet në Bruksel më 6 mars.