Mogherini i raporton nesër Këshillit Evropian për vizitën në Ballkan

Mogherini i raporton nesër Këshillit Evropian për vizitën në Ballkan

Shefja e diplomacisë së BE-së, Frederica Mogherini ka pasur në dispozicion dy ditë të fundjavës për të hartuar raportin nga vizita e saj 4 ditore në Ballkanin Perëndimor.

Pasi përmbylli vizitën e saj në Ballkan, duke vizituar Kosovën dhe Bosnjën brenda një dite, Mogherini të hënën fillimisht do të raportoj para Komisionit për Politikë të Jashtme në Këshillin e Bashkimit Evropian.

Mogherini ka treguar se do të raportoj edhe në Këshillin e Evropës, të mërkurën, në një mbledhje që do të mbahet për Ballkanin./Insajderi.com