Mogherini pritet me thirje anti-BE në parlamentin serb

03.03.2017 14:09
Mogherini pritet me thirje anti-BE në parlamentin serb

Deputët radikalë dhe lideri i tyre Vojisllav Sheshel e kanë penguar përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini që të flasë në parlamentin e Serbisë.

Radikalët dhe lideri i tyre Vojisllav Sheshel e kanë pritur përfaqësuesen e lartë të BE-ë për politikën e jashtme, Federica Mogherini me thirrje, zhurmë dhe goditje tavolinash. Gjatë tërë kohës së fjalimit të saj në parlamentin e Serbisë, ata kanë brohoritur “Rusia”, “Rusia”, nuk na duhet “Unioni” (Bashkimi Evropian) dhe u kanë rënë tavolinave.

Në seancën ku ka folur Mogherini kanë marrë pjesë edhe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe disa ambasadorë të disa vendeve, përfshirë këtu edhe ambasadorin e SHBA-së, njofton dw. Mogherini iu drejtua fillmisht deputetëve të parlamentit të Serbisë me disa fjalë në gjuhën serbe, por as kjo nuk i ka zbutur qëndrimet e radikalëve. Gjatë fjalimit fjalët e Mogherinit nuk dëgjoheshin thuajse aspak. Më parë, Mogherini qe takuar edhe me Presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliq.