Mogherini në Mitrovicë thotë se rivitalizimi i urës lehtëson jetën e të dy komuniteteve

Mogherini në Mitrovicë thotë se rivitalizimi i urës lehtëson jetën e të dy komuniteteve

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini gjatë qëndrimit në veriun e Mitrovicës, ka thënë se BE-ja është e kënaqur me përparimin e bërë nga investimet dhe marrëveshjet për rivitalizimin e Urës së Ibrit.

“Projektet tona me kryetarin e Mitrovicës jugore dhe atij veriore, tregojnë se vizioni i tyre po del në pah dhe se kjo do t’ua ndryshojë jetën qytetarëve të vendit”, tha ajo.

Mogherini thotë se është e befasuar që në një periudhë kaq të shkurtër, ka arritur të shohë mirëkuptime nga të dyja palët.

“Dua të tregojë se për momentin jam shumë e emocionuar, por edhe e gëzuar se çka është arritur në një periudhë kaq të shkurtër, po shihet qartë se këtu ka mirëkuptime. Më në fund ka mirëkuptime nga të dyja palët që urat mund të bashkojë, vështirësitë mund të kalohen. Kjo çon që jetërat e qytetarëve të jenë më të mira”, ka thënë Mogherini.

Ajo në fund të fjalimit tha se të angazhuar me investime, të angazhuar në dialog dhe punë të çdo ditshme, mund të ndryshohet jeta për qytetarët, në të mirë.

“Gjithmonë mund të mbështeteni tek ne”, ka shtuar Mogherini. /Insajderi.com