Mogherini ia përsërit edhe një herë Pacollit: Demarkacioni duhet të kryhet

Mogherini ia përsërit edhe një herë Pacollit: Demarkacioni duhet të kryhet

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini është takuar sot me Ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Behgjet Pacollin.

Mogherini i ka kujtuar Pacollit edhe një herë se për liberalizimin e vizave të Kosovës mbetën dy kushtet e më hershme, luftimi i korrupsionit dhe veçanërisht ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, shkruan Insajderi.

“Qeveria e Kosovës duhet të përmbushë dy kriteret e mbetura për liberalizmin e vizave: ratifikimin i demarkacionit me Malin e Zi dhe luftimi i krimi të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në njoftimin nga zyra e BE-së.

Federica Mogherini gjithashtu rikonfirmoi angazhimin e saj ndaj perspektivës së Bashkimit Evropian për rajonin e Ballkanit Perëndimor.