Mogherini: E ardhmja e Ballkanit është në Evropë

Mogherini: E ardhmja e Ballkanit është në Evropë

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, tha se Ballkani është i vendosur në zemër të Evropës dhe e ardhmja e tij në Evropë është e pashmangshme.

Ndër tjera ajo në blogun e saj shkruan, se rruga e Ballkanit drejt BE-së është në mesin e 12 pyetjeve që duhet të adresohen në vitin 2017.

“Biznesi ynë vazhdon – për të kapërcyer armiqësinë e së kaluarës dhe për t’iu përgjigjur thirrjes për punësim dhe unitetit për të rinjtë që vijnë nga ky rajon”, ka shkruar Mogherini.