Modelja ruse pretendon se u ndal në Amerikë nën dyshimet se është spiune

06.03.2017 16:16
Modelja ruse pretendon se u ndal në Amerikë nën dyshimet se është spiune

Modelja dhe prezantuesja ruse, Victoria Bonya, ka njoftuar se është mbajtur në një aeroport në SHBA me dyshimet se është spiune. Ish-ylli i Playboy, e cila tash është 37 vjeçare, është marrë në pyetje nga autoritetet në aeroportin e Los Angelesit.

Ajo ka thënë se zyrtarët e kishin pyetur edhe për presidentin rus, Vladimir Putin, pasi në çantën e saj e kishin gjetur një biznes kartelë të një kompanie që prodhon kamera të fshehura.

“Ishte një goditje e vërtetë. Mendova se do të më depërtonin. Në vend se të më bënin pyetje të vërteta, zyrtari vendosi të fliste për presidentin tonë. Për të mësuar gjithçka për pozitën time, ai nisi të flasë për KGB”, ka treguar bukuroshja.

Më tej, hetuesit e kanë pyetur Bonyan nëse ishte pjesëtare e shërbimeve sekrete.

“Nisa të qesh, se mendoja se ishte shaka, derisa ma bënë të njëjtën pyetje për të tretën herë”, ka deklaruar Victoria, e cila jeton në Monte Carlo të Monakos.

Modelja ka thënë se e kishin liruar të largohej, pasi ua kishte treguar profilet në rrjetet sociale. Vetëm në Tëitter ajo ka afro dy milionë ndjekës.