Modelja kafshohet nga peshkaqeni

11.07.2018 15:22
Modelja kafshohet nga peshkaqeni

Katarina Zarutskie 19-vjeçe, është një studente e cila nga mosha 14-vjeçe merret me modelim. Ajo e pëlqen të udhëtoj shumë dhe të ndajë këshilla në Instagram, ku ka qindra mijëra ndjekës.

Një muaj më parë, ajo ishte me të dashurin e saj në Bahame. Atje kishte vërejtur peshkaqenët dhe menjëherë kishte shkuar të notoj me ta, pasi ishte një lloj i cili konsiderohet si jo i rrezikshëm për njerëzit, edhe përkundër paralajmërimit nga i dashuri i saj.

Posa kishte hyrë në ujë, menjëherë ishte kafshuar nga një peshkaqen në dorë dhe e kishte tërhequr nën ujë. Katarina thotë se ka qëndruar e qetë dhe shumë shpejt e ka nxjerrë dorë nga uji për të mos tërhequr peshkaqenët e tjerë.

Ajo ka thënë se ka qenë shumë e frikësuar, por thotë se ka ditur se duhet të qëndroj e qetë nëse dëshiron të dalë e sigurt nga uji.

“Jam me fat që ende e kam dorën”, ka shkruar ajo.

Rreth incidentit ajo ka folur të hënën, por kishte marrë kritika të ashpra nga ndjekësit, për çka ishte dashur ta mbyll llogarinë. Për shkak të kafshimit, ajo është dashur të marrë antibiotikë.

Thotë se peshkaqenët nuk kanë bërë asgjë të keqe.

“Ato janë kafshë të egra. U sugjeroj njerëzve të kenë kujdes, pasi ne jemi në territorin e tyre”, ka përfunduar ajo.