Modelja e njohur tallet me Serbinë

Modelja e njohur tallet me Serbinë

Naomi Campbell është një ndër bukuroshet ikonë të botës së modës. Dhe normalisht, për ta pasur mysafire nderi në ndonjë event, duhet të ndajmë shumë të majme të parave.

Ajo kishte udhëtuar për në shtetin serb, ku do të xhironte një reklamë për një brend të pijeve.

Kjo i ka kushtuar organizatorit 250 mijë dollarë ndërsa nuk dihet nëse është xhiruar klipi pasi që modelja ka qëndruar disa orë në Beograd.

Madje, 47-vjeçarja ka pasur të shpërndaj autografe dhe fotografohet me disa fansa, por ajo ia ka mbathur duke premtuar se do të kthehet që ta kryej obligimin brenda disa orëve.

Megjithatë, Naomi ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale prej aeroplanit duke thënë se “po vrapoj diku, do të kthehem”.

Këtë veprim të Campbellit, mediat serbe e kanë cilësuar si tallje përmes rrjeteve sociale. Ndryshe, Naomi është paraqitur ditë më parë në sfilatën e modës së Donatella Versaces.