Mjeku i Azem Vllasit tregon gjendjen e tij

13.03.2017 18:33
Mjeku i Azem Vllasit tregon gjendjen e tij

Ortopedi, Arben Grazhdani ka thënë se gjendja e avokatit Azem Vllasi është shumë e mirë dhe se ka kaluar rrezikun për jetë.

“Nuk ka diçka serioze për momentin. Plumbi ka hyrë në pjesën e përparme, dhe ka shkaktuar një thyerje të ashtit të krahut. Pasi nuk kishte problem për heqjen e plumbit, ajo u bë me anestezion lokal. Vllasi lëviz dhe ecë nuk ka probleme”, ka thënë mjeku Grazhdani.

”Vllasi neser mund të largohet nga spitali, nuk planifikohet të mbahet gjatë. Por më pas shëndeti i tij varet nga kujdesi e mëtutjeshëm për ndërhyrjet në vazhdim”, ka shtuar ai, njofton Klan Kosova.

Azem Vllasi u sulmua sot në orët e mëngjesit me armë zjarri.