Mjekët po ikin nga Serbia

Mjekët po ikin nga Serbia

Motrat medicinale, edukatoret dhe shoferët masivisht janë duke u larguar nga Serbia dhe poi kin në vendet e Evropës Perëndimore, Kanadasë ose në Lindjen e Mesme, ku mund të punojnë për të siguruar paga më të larta.

 

Shërbimi Kombëtar i Punësimit në Beograd njofton se të huajt tregojnë interes të madh për stafin  mjekësor. Vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti 254 infermierë u larguan nga ambulancat serbe dhe u punuësuan në Gjermani. Sipas të dhënave të sindikatave, më shumë se 1,000 mjekë dhe infermierë u larguan nga vendi në vitin 2015, kurse në vitin 2016 u larguan nga vendi rreth 1,200 punonjës mjekësorë me përvojë.

 

Shumica e personelit u larguan nga qytetet Novi Sad, Valevë, Vërshac, Sombor, kurse largimi i tyre u hetua nga pacientët që po trajtohen në institucionet shëndetësore në këto qytete.

 

Diplomat e shkollave dhe fakulteteve të mesme dhe të larta mjekësore në Serbi janë më të lehta për t’u nostrifikuar në Gjermani dhe Norvegji dhe numri më i madh i njerëzve shkojnë atje. Për një vit ata duhet të fitojnë aftësi adekuate gjuhësore dhe pastaj mund të sigurojnë një punë të përhershme dhe pagë që varion prej 2.000 deri 4.500 euro.