Mjalinda kthehet në Kosovë pas triumfit në Paris

Mjalinda kthehet në Kosovë pas triumfit në Paris

Majlinda Kelmendi sapo ka arritur në aeroportin ndërkombëtar Adem Jashari në Prishtinë pas fitores së saj të radhës në Paris.

Majlinda tashmë është bërë edhe kampione e Grand Slamit të Parisit, duke mposhtur japonezen Natsumi Tsunoda në kategorinë deri 52kg.

“Fitoret asnjëherë nuk janë të njëjta. Çdo herë emocionet janë të ndryshme. Gjithmonë të bën të ndihesh e lumtur, veçanërisht që po e filloj 2017-ën me fitore” ka thënë Kelmendi.

Majlinda pati ankesa që në Kosove nuk po përcillet kjo garë, përderisa e krahasoi atë me një kampionat botëror, kjo për shkak të konkurrencës mjaft të fortë./KlanKosova