I mjaftojnë vetëm tre ndeshje, Sadiku mes më të mirëve në Zvicër

I mjaftojnë vetëm tre ndeshje, Sadiku mes më të mirëve në Zvicër

Armando Sadikut i kanë mjaftuar tre ndeshje me fanellën e Luganos për t’u kthyer përsëri mes protagonistëve më të vlerësuar në elitën e kampionatin zviceran, aty ku emri i tij përmendej rregullisht.

Goli i shënuar ndaj Grasshopers një javë më parë kaloi pak në heshtje, pro ai i shënuar dje ndaj Vaduzit, bëri diferencën për skuadrën e tij, duke i siguruar një pikë për ta mbajtur larg zonës së ftohtë të klasifikimit.

Ndaj e përditshmja “Blick”, e ka përzgjedhur futbollistin shqiptar në formacionin ideal të javës.

“Realizon me gjoks, për një pikë të Luganos”, shkruan e përditshmja zvicerane. Por edhe kaq mjafton për të kuptuar se sa i rëndësishëm është bërë menjëherë futbollisti shqiptar për klubin e tij, i cili me Sadikun në radhët e tij, nuk duket se do ta rrezikojë rënien, siç mendohej pas përfundimit të gjysmës së parë të sezonit. /Insajderi.com