I mituri plagos aksidentalisht një person

I mituri plagos aksidentalisht një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Skenderaj, një i mitur dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me pistoletë një person tjetër.

Viktima është jashtë rrezikut për jetë dhe gjendet në Spitalin e Pejës, njofton policia.

“Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë me tre fishke, 11 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm dhe 9 fishek të kalibrit 9 mm”, njofton Policia.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.