Mitrovicë, një person tenton të vrasë një tjetër me sëpatë

Mitrovicë, një person tenton të vrasë një tjetër me sëpatë

Sot rreth orës 10 në Mitrovicë, një person ka tentuar ta vrasë një tjetër duke përdorur një sëpatë.

I lënduari në këtë ngjarje është I.K, 57 vjeçar, të cilit ndihma e parë i ishte dhënë në spitalin rajonal në Mitrovicë, ku më pas është transferuar për në QKUK.

Nuk dihen motivet që kanë nxitur incidentin, por policia njofton se ka arrestuar personin e dyshuar B. K. 41 vjeçar, i cili është dërguar në mbajtje./Insajderi.com