Mitrovicasit kërkojnë ndërtimin e një xhamie afër Urës së Ibrit

Derisa në Prishtinë serbët po e duan përfundimin e kishës së tyre brenda kampusit universitar, në Mitrovicë dikush po e do xhaminë e vjetër afër Urës së Ibrit.

Mitrovicasit kërkojnë ndërtimin e një xhamie afër Urës së Ibrit

Madje, të paktën me propozime vizuele po jepen edhe ide se si do të dukej në rast të lejes së rindërtimit, raporton klankosova.tv, njofton Insajderi.

I pari që e filloi këtë ide është Naser Gashi nga Mitrovica. Ai thotë se ideja për rindërtimin e xhamisë është se aty ka qenë e ndërtuar më parë një xhami.

Gashi ka filluar që fushatën ta zhvillojë në rrjetet sociale, derisa shpreson që ideja e tij të marrë formë.

“E pash vendin që e kishin gërmuar këtu punëtoret dhe më shtyri që të bëjë një fushatë, duke qenë se aty ka qenë xhamia e Ibrit”, thotë Gashi.

Edhe qytetarët e Mitrovicës janë të pajtimit që afër Urës së Ibrit të rindërtohet xhamia.

[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/vsURKlg34Ys”]