Sa herë që Koreja e Veriut ka një lajm të madh për të dhënë, bota dheh një fytyrë të njohur. Jo, jo Kim Jong-un, por lexuesen e lajmeve, veteranen Ri Chun-Hee, në tran" />

Misteri i gruas që shpall apokalipsin e armiqve, që nga viti 1970

Misteri i gruas që shpall apokalipsin e armiqve, që nga viti 1970

Sa herë që Koreja e Veriut ka një lajm të madh për të dhënë, bota dheh një fytyrë të njohur. Jo, jo Kim Jong-un, por lexuesen e lajmeve, veteranen Ri Chun-Hee, në transmetuesin shtetëror korean KCTV. E njohur thjesht si “zonja rozë” për shkak të veshjes rozë që ajo mban gjithmonë për këto raste, 74-vjeçarja në fakt është në pension, por ajo kthehet në detyrë, sa për të lexuar titujt kryesorë në emër të qeverisë.

Shfaqja e saj e fundit ishte për të konfirmuar testin e suksesshëm nga Korea e Veriut, të një bombe termonukleare të dielën. Testi ka ngritur shumë tensionet dhe shqetësimet rreth qëllimeve të vendit, por interneti ka gjetur ngushëllim duke u interesuar në lidhje me Ri.

Njerëzit janë magjepsur në lidhje me identitetin e saj, punën dhe rolin e saj të rëndësishëm në Korenë e Veriut. Roli i saj është aq i rëndësishëm saqë imazhi i saj i vërtetë mund të shkaktojë grumbullime njerëzish në Penian dhe duartrokitje, siç raportohet nga CNN. Sipas një interviste të përkthyer nga Reuters, Ri njihet edhe si “transmetuesja e popullit” dhe dikur ka qenë aktore.

Ajo bëri kërcimin e madh, pasi u bind nga themeluesi i shtetit Kim Il-sung, i cili e inkurajoi të ishte një lexuese e pasionuar e fjalës. Ajo u shfaq në TV për herë të parë në vitin 1971, dhe çuditërisht nuk është plakur fare.