Shefi i misionit vëzhgues të BE-së, Alojz Peterle, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Qendrën e votimit në Fakultetin e Filologjisë. Ai është shprehur i kënaqur me ecurinë" />

Misioni Vëzhgues i BE-së japin vlerësime të mira rreth procesit të zgjedhjeve

Misioni Vëzhgues i BE-së japin vlerësime të mira rreth procesit të zgjedhjeve

Shefi i misionit vëzhgues të BE-së, Alojz Peterle, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Qendrën e votimit në Fakultetin e Filologjisë. Ai është shprehur i kënaqur me ecurinë e zgjedhjeve deri në këtë orë. Tha se në përgjithësi procesi zgjedhor po shkon mirë.

“Jam i kënaqur që vëzhguesit e misionit evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve raportuan këtë mëngjes për një atmosferë të qetë, procedurat po respektohen dhe ne u informuam vetëm për disa probleme teknike.

Disa qendra votimi u hapën pak më vonë, por në përgjithësi, procesi zgjedhor po shkon mirë dhe në një atmosferë të mirë, në një atmosferë pozitive. Ajo që kam parë këtu në Prishtinë, është një atmosferë pozitive dhe e qetë, kështu që ne dëshirojmë që gjithë ditën të vazhdojë me një atmosferë të tillë”, tha Peterle.

I pyetur për disa raportime se në veri të vendit, se serbët kanë pasur mundësinë të votojnë me dokumente të tjera, gjegjësisht me ato të Serbisë, ai tha se monitoruesit e misionit nuk kanë raportuar për probleme të tilla.

“Deri më tani, monitoruesit tanë nuk kanë raportuar për ndonjë problem me karta të identitetit dhe ne nuk kemi informacion për ndonjë rast ku dikujt i është refuzuar votimi. Procesi zgjedhor deri me tani ka shkuar mire, nuk ka probleme të raportuara”, tha Peterle.

Ai uroi që kjo ditë të kalojë me po të njëjtën atmosferë, pasi që, që nga mëngjesi situata ka qenë e qetë dhe me shumë pak probleme, duke shtuar se shpreson se misioni vëzhgues i BE-së do të jap vlerësime pozitive rreth këtij procesi.