Misioni i ri i “gjermanëve të trashë”: dëshirojnë ta udhëheqin Prishtinën

Misioni i ri i “gjermanëve të trashë”: dëshirojnë ta udhëheqin Prishtinën

Dy ish-protagonistët e serialit “Tre gjermanët e trashë” të cilët luanin rolin e zyrtarëve në një mision ndërkombëtare në Kosovë, tashmë vite më vonë kanë një mision të ri: ta marrin drejtimin e kryeqytetit të Kosovës.

Lirak Çelaj nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Kushtrim Sheremeti nga Lëvizja për Bashkim, tashmë zyrtarisht kanë shpallur kandidaturat e tyre për t’u bërë “i pari” i Prishtinës.

Të dy aktorët janë aktivizuar në politikë tash e disa vite ndërsa partitë e tyre kanë qenë në një koalicion edhe na mandatin e kaluar.

Por, përveç që kanë qenë në një koalicion të përbashkët, ata vite më parë kanë luajtur së bashku në një serial që arrinte shikueshmëri të lartë në vend.

“Tre gjermanët e trashë” kanë qenë “ndërkombëtarë” që kishin ardhur me mision për ta ndihmuar Kosovën e pasluftës.

Kështu, edhe fushata për zgjedhjet e ardhshme në kryeqytet mund të sjellë momente argëtuese, për të cilat në fund të vitit 2013 përkujdesej “kryetari lexhendar” i Partisë së Fortë, Visar Arifaj.

Por, përveç dy aktorëve që garojnë në Prishtinë, një tjetër emër i njohur i humorit në Kosovë do t’i hyjë garës së 22 tetorit.

Femi Ferati, i njohur për emisionin Show Messelation dhe Fehi’s Show, do të garojë si kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Mitrovicës./Insajderi.com