Mishngrënësit vs vegjetarianët – Si u bë ushqimi përplasje ideologjike

Mishngrënësit vs vegjetarianët – Si u bë ushqimi përplasje ideologjike

Sot kërkimi për një dietë të mirë dhe të virtytshme është bërë feja më virtytshme globale. Zgjedhja e një diete me ndikim negativ të ulët ekologjik, ka bërë përplasjen mes vegjetarianëve dhe mishngrënësve.

Me ndihmën e shkencës ne do të mundemi të bëjmë analizën e të ushqyerit. Një dietë e mirë ndikon në shëndetin psikik, shëndetësor dhe fatin e gjithë planetit Tokë.

Përderisa disa argumentojnë se një dietë pa mish do të ishte katastrofale për shëndetin e njeriut, vegjetarianët mendojnë ndryshe.

Vegjetarianizmi nuk është një gjë e re, në fakt rrënjët e saj janë shumë të vjetra. I pari i cili e diskutoi çështjen e konsumimit të shtazëve ishte një filozof grek, Pitagora, 2500 vite më parë.  Ky filozof grek ishte vegjetarian sepse ai besonte se kafshët kanë shpirt si njeriu, për këtë arsye nuk duhet të mbyten.

Shekuj më pas një tjetër filozof grek, Pluturaku i dërgoi një letër një mishngrënësi: “Nëse je i bindur që je i prirë për një ushqim të tillë, provo të vrasësh ti vet kafshën të cilën dëshiron ta hash. Bëj si ujqërit dhe luanët: prit një lopë më kafshata ose një derr me gojë… nëse jeta e pranishme në ato krijesa të bën të turpërohesh që merr mishin e tyre, përse vazhdon që t’i hash?”.

Mirëpo filozofët e lashtë grek nuk e kanë bindur krishterimin në lidhje me ngrënien e mishit. Kjo është vërejtur në librin “Darka e Pitagorës” nga autorja nga Erica Mannucci.

“Krishterimi e kishte ndaluar bërjen kurban, por vegjetarianët shiheshin me dyshim: eliminimi i mishit për dhembshuri ndaj kafshëve ishte tipike disa herezi.”

Një besim i cili ende vazhdon thotë se: mishi është për ata që i japin rëndësi suksesit dhe fuqisë, ndërsa vegjetarianët i japin më shumë peshë bujarisë dhe dashurisë universale.

Kafshët kanë shpirt që do të thotë se etimologjia është e njëjtë, është e vështirë të mos ndjehesh fajtor nëse i han ato.

Melanie Joy, profesoreshë e sociologjisë në Universitetin e Massachusetts dhe autore e librit “Pse ne i duam qentë” diskuton dashurinë mes veçorisë ndaj qenit, e njohur si kafshë e dashur dhe shoqëri e mirë për njeriun, dhe derrin, një kafshë e egër mirëpo po aq e ndjeshme inteligjente dhe e vetëdijshme sa qeni.

Një pikë e ngritur nga mishngrënësit është se ata nuk ushqehen me kafshë shtëpiake si (qentë), sepse ata i konsiderojnë si pjesë e familjes, të pajisur me vetëdije dhe personalitet, kafshë të cilat meritojnë emër.

Në ditët e sotme, konsumimi i mishit nuk ka vetëm pasoja etike por edhe mjedisore.
“Bujqësia dhe mbarështimi i bagëtive lëshojnë më shumë se 25% te të gjitha gazrave serë, dhe ndotin ujërat e ëmbla dhe oqeanet me pesticide”, shkruan për “Nature” ekologu i universitetit të Minnesotës, David Tilman.

Në lidhje me këtë temë, në qoftë se bujqësia është duke u akuzuar: mishi ka efekte më të këqija dhe të rënda: Gjurmët e tij ekologjike ( konsumimi i ujit dhe i tokës, CO2) është më e larta nga të gjitha ushqimet tjera./bota.al