Miriam Cani çon në gjysmëfinale Anën dhe Denisin

Miriam Cani çon në gjysmëfinale Anën dhe Denisin

Janë përmbyllur tre Netët e para Live, ku 3 skuadrat kanë dhënë më të mirën e tyre dhe nga 18 konkurrentë janë përzgjedhur 12 gjysmëfinalistët, nga 4 për çdo skuadër.

Stina dhe Danjela janë emrat që kanë siguruar 2 biletat e fundit për në gjysmëfinale falë votave të publikut, duke iu bashkuar Anës dhe Denisit, të cilët u shpëtuan nga trajnerja e tyre, Miriam Cani.

Skuadrat gjysmëfinaliste:
Skuadra Miriam Cani: Ana, Denisi, Stina dhe Danjela
Skuadra Eneda Tarifa: Rita, Denisi, Klea dhe Mejba
Skuadra Aleksandër dhe Renis Gjokaj: Sindi, Patris, Sara dhe Frensi

Ana dhe Denisi i janë bashkuar grupit të 8 gjysmëfinalistëve të përzgjedhur dy javët e kaluara.

Edhe pse zgjedhja ka qenë shumë e vështirë, Miriam Cani ka shpëtuar Anën dhe Denisin.

Vetëm 2 bileta kanë mbetur për në gjysmëfinale, e ato do t’i përcaktojë publiku.