Mirënjohje për doganierët që zbuluan 2 milionë euro të falsifikuara

15.03.2017 12:02
Mirënjohje për doganierët që zbuluan 2 milionë euro të falsifikuara

Drejtori i Doganës së Kosovës u ka shpërndarë mirënjohje zyrtarëve doganorë të Vërmicës, për vigjilencën dhe kontributin e dhënë në zbulimin e më shumë se 2 milion eurove të falsifikuara.

“Në secilën organizatë stafi i saj janë pjesa më e vlefshme, prandaj Dogana duke iu falënderuar stafit të saj është duke bërë një punë të mrekullueshme, falë tyre rezultatet nuk mungojnë. Përveç mbledhjes së të hyrave tanimë kemi rritur kapacitetet edhe në zbulimin veprave penale, andaj sot shprehi mirënjohjen time të lartë për oficerët doganor”, ka thënë drejtori i Doganës, Bahri Berisha.

Dogana e Kosovës thotë se është e vendosur fuqishëm të luftojë dukuritë negative, informalitetin dhe është maksimalisht e angazhuar në parandalimin e dëmtimit të qytetarëve të Kosovës, ekonomisë dhe zhvillimit të vendit./Insajderi.com