Qeveria e Kosovës ka miratuar draftin e koncept dokumentit për Dhomën e Veçantë të Gjykatës Supreme. Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se ky draft koncep" />

Miratohet plani për Dhomën e Posaçme të Supremes

Miratohet plani për Dhomën e Posaçme të Supremes

Qeveria e Kosovës ka miratuar draftin e koncept dokumentit për Dhomën e Veçantë të Gjykatës Supreme.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se ky draft koncept ka për qëllim menaxhimin më të mirë të lëndëve të kësaj Gjykate, pas përfundimit të mandatit të EULEX-it në muajin qershor

“Kjo dhomë e posaçme mban peng qindra miliona euro që dalin nga privatizimi dhe se miratimi i këtij draft koncepti do ta rrisë funksionalizimin dhe punën në këtë gjykatë dhe do të arrinë t’i ç’bllokojë paratë e privatizimit dhe lidhet po ashtu dhe me përfundimin e mandatit të EULEX-it, pasi që pas 14 qershorit aty s’do të këtë më gjykatës të EULEX-it”, tha Tahiri.