Miratohet ligji i ndryshuar për prokurimin publik

Miratohet ligji i ndryshuar për prokurimin publik

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me shumicë votash ligjin me ndryshime për Prokurimin Publik, pasi që ky ligj është shumë i rëndësishëm për procesin e liberalizimit të vizave.

Ky projektligj u caktua si pjesë e rendit të ditës, seancë e cila u mbajt pasi tre herë më parë u ndërpre për shkak të gazit lotsjellës që u hodh nga opozita në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari Kadri Veseli e ka përfunduar seancën për sot, me miratimin e këtij projektligji.