Miratohet dokumenti “Prioritetet kyçe të Agjendës Evropiane për vitin 2018”

10.11.2017 09:52
Miratohet dokumenti “Prioritetet kyçe të Agjendës Evropiane për vitin 2018”

Qeveria ka miratua dokumentin “Prioritetet kyç të Agjendës Evropiane për vitin 2018”, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se javën e kaluar kanë miratuar një dokument ku kanë identifikuar prioritete të shumta, duke kërkuar përkrahjen e ministrave në përmbushje të obligimeve.

“Ministria e Integrimeve Evropiane kanë nxjerr prioritetet më kyçe. Kemi një dokument me produktin final të prioriteteve”, ka thënë ai.

Ministrja e Integrimeve Evropiane (MIE), Dhurata Hoxha, tha se pas kërkesës të kryeministrit, ministria që ajo drejton ka shqyrtuar dhe rishikuar këtë reformë e cila është në kuadër të agjendës evropian.

Ajo sqaroi se kanë shpërndarë draftin për prioritetet kyçe.

“MIE e ka shpërndarë këtë dokumente me këto prioritete kyçe dhe kemi marr komentet nga ministritë ku janë integruar në kuadër të departamenteve tona në ministri. Në kuadër të takimeve të javës tjetër në Bruksel Qeveria do të mbajë një takim me Komisionin Evropian lidhur me avancimin e prioriteteve. Kurse në dhjetor në Kosovë do të qëndroj drejtoresha për Ballkanin Perëndimor dhe do të bisedojmë për reformën për vitin 2018”.

Ministrja shtoi se me këtë Kosova mund të arrij një diskurs konkret për statusin e kandidatit.