Miratohet buxheti i Prishtinës

Miratohet buxheti i Prishtinës

Buxheti i Prishtinës është miratuar sot pasdite pas një seance të përcjellë me mjaft kundërshtime. Më 28 vota për dhe 2 abstenime ky buxhet arriti të miratohej, ndonëse paraprakisht ishte bllokuar.

“LDK dhe PDK më në fund e panë që janë gabim dhe u tërhoqën nga propozimet e tyre”, tha asamblisti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Berat Lahu, për Klan Kosova

“Me këtë u bë e mundur që shumë projekte me rëndësi për qytetarët e komunës së Prishtinës të realizohen gjatë vitit 2018”, përfundoi ai.