Minus 29 radiostacione

Deri në fund të vitit, 29 radiostacione do të mbesin pa licencë, pasi nuk kanë shprehur interesim për zgjatjen e licencës.

Minus 29 radiostacione

Vështirësitë financiare janë kryesisht arsyeja që qojnë në mbylljen e radiove, derisa kërkohet ndihma e institucioneve që numri i radiove të mos zvogëlohet edhe më tej, raporton KTV.

Themeluesi i Urban FM, Arientin Abdyli, thotë se sikur radiot në mbarë botën, funksionimi është vështirësuar skajshmërisht, si rezultat i obligimeve financiare të papërballueshme.

Kryetar i KPM-së, Adnan Merovci shpreh keqardhjen që një numër i madh radiosh, kryesisht lokale, do të mbesin pa licencë, shkaku që nuk mund t’i përballojnë obligimet financiare.