Ministrja Tahiri i kundërpërgjigjet Daçiqit për “hakmarrje”

Ministrja Tahiri i kundërpërgjigjet Daçiqit për “hakmarrje”

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Jashtën të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se “Serbia do t’i “hakmerret” Malit të Zi e Maqedonisë që e njohën Kosovën”.

Ministrja Tahiri ka thënë se Daçiqi po e ndjek presidentin rus, Vladimir Putin me nostalgjitë dëshpëruese për dominimet ruse apo serbe që tashmë i takojnë të kaluarës dhe nga e cila Serbia doli me vulën e gjenocid-bërësit ndaj kombeve tjera si në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci, shkruan lajmi.net.

“Ne triumfuam, të gjithë dolëm fitues kundër Serbisë, dhe me vizion të qartë euro-atlantik, në rrugëtim të sigurt për BE dhe NATO përfshirë këtu Malin e Zi dhe Maqedoninë. Ndërsa Serbisë i mbetet të ndjek rrugën e dëshpërimit ose të këndelljes”, ka thënë ministrja Tahiri.