Ministrja serbe: Kosova nuk mund të lëshoj urdhër-arreste pasi nuk është pjesë e Interpol-it

Ministrja serbe: Kosova nuk mund të lëshoj urdhër-arreste pasi nuk është pjesë e Interpol-it

Ministrja e Drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburoviq ka thënë se Serbia do të bëjë gjithçka për të parandaluar hyrjen e Kosovës në Interpol.

Ajo shpjegoi se autoritetet e Kosovës mund të vendosin për aktakuza, por se ata nuk mund të lëshojnë urdhër-arreste pasi nuk janë anëtarë të Interpolit, raportojnë mediat serbe.

Ndryshe, Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it, ka vendosur që aplikimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, ta vë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme që do të zhvillohet në Pekin të Kinës, nga data 26 deri më 29 shtator 2017.