Ministrja për Migrim e Danimarkës, Inger Stojberg, ka shkaktuar debate në mesin e myslimanëve në këtë vend. Ajo u kritikua ashpër, pasi i sugjeroi myslimanët të marri" />

Ministrja që kërkon nga myslimanët të marrin pushim gjatë Ramazanit

Ministrja që kërkon nga myslimanët të marrin pushim gjatë Ramazanit

Ministrja për Migrim e Danimarkës, Inger Stojberg, ka shkaktuar debate në mesin e myslimanëve në këtë vend. Ajo u kritikua ashpër, pasi i sugjeroi myslimanët të marrin pushim gjatë muajit të Ramazanit, për shkak të, siç tha, rreziqeve potenciale të sigurisë ndaj pjesës tjetër të shoqërisë.

Stojberg, e cila ka reputacion për politika të ashpra të migrimit, tha se agjërimi gjatë ditës së punës rrit sfidat për shoqërinë moderne, përcjell albinfo.ch.

Ajo përmendi rreziqe potenciale për shoferët e autobusëve dhe spitalet.

Por, kompanitë qenë në mesin e të parëve që thanë se nuk kanë problem me Ramazanin.

«Arriva», e cila udhëheq disa autobusë në Danimarkë, tha se nuk ka pasur kurrë aksidente që përfshijnë shoferë që agjerojnë.

Mesazh i njëjtë erdhi edhe nga Sindikata e Transportit të Danimarkës, 3F, udhëheqësi i së cilës, Jan Villadsen, pyeti nëse ministrja po përpiqet të krijojë një problem që nuk ekziston, ndërsa Bashkimi i Myslimanëve të Danimarkës ka falënderuar ministren Stojberg për shqetësimin: «Myslimanët janë njerëz të rritur, të aftë për t’u kujdesur për veten dhe shoqërinë edhe kur agjërojnë»