Ministrja jep dorëheqje pas një publikimi të saj në Facebook

Ministrja jep dorëheqje pas një publikimi të saj në Facebook

Ministrja e drejtësisë e Norvegjisë Sylvi Listhaug e ka akuzuar opozitën se është më tepër e interesuar për mbrojtje të drejtave të terroristëve sesa të popullit.

Ministrja norvegjeze e drejtësisë Sylvi Listhaug sot ka dhënë dorëheqje për shkak të publikimit të saj në Facebook se Partia opozitare Laburiste më shumë është e interesuar për mbrojtje të drejtave të terroristëve sesa të popullit të vet.

Kjo është temë shumë e ndjeshme për laburistët, sepse ende nuk e kanë marrë veten nga sulmi i ultra djathtisit Anderas Breivik-ut në vitin 2011, kur ka hapur zjarr në rininë e Partisë Laburiste në kampin veror në ishullin Utoja, duke vrarë 69 njerëz.

Listhaug, pasi ka shkaktuar zemërim në fillim të marsit për shkak të këtij publikimi, e kishte fshirë deklaratën e saj nga Facebook-u dhe kishte kërkuar falje, transmeton AP.

Partitë opozitare kanë theksuar se ajo nuk është e sinqertë dhe se duhet të jep dorëheqje./Insajderi.com.