Ministrja e Tregtisë rrëfen për sukseset e saj

Ministrja e Tregtisë rrëfen për sukseset e saj

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka thënë se investitorët ndërkombëtarë kanë interesim mjaft të madh për investime në Kosovë të cilat kanë kërkuar edhe statusin e investitorit strategjik.

“Ne kemi vërejte interesim të madh të investitorëve të cilët kanë kërkuar të marrin statusin e investitorëve strategjik, mirëpo ligji ka kritere të forta dhe investitori duhet të jetë shumë të fortë për të marr statusin e investitorit strategjik”, ka thënë Bajrami në diskutimin e mbajtur në organizatën “FOL”.

Ajo ka bërë të ditur se deri më tani janë nënshkruar 32 kontrata me investitorët e huaj të cilët kanë shprehur interesim që të investojnë në Kosovë.

“Janë nënshkruar 32 kontrata në panaire me investitorët e jashtëm, kemi marr pjesë në shumë forume siç është edhe ai në Londër”, ka treguar ajo.

Bajrami ka thënë se “në vitin 2015 kemi dhënë një numër të madh të granteve kompanive kosovare të cilat kanë pas edhe sukses ku njëra prej tyre ka filluar edhe eksportimin e produkteve të saj”.

Ajo ka treguar se “janë të regjistruar 10 mijë e 500 biznese, ku në vitin 2015 kemi pas një trefishim të bizneseve ndërsa në vitin 2016 kemi pas dyfishim”, raporton Insajderi.

“Një nga sukseset që kemi pas këtë vit është se kemi pas një rritje të madhe të bizneseve me pronare gra”, ka thënë Bajrami.

Ndër tjerash për bizneset kosovare ministria Bajrami ka treguar se “deri më tani janë shuar 20 përqind të bizneseve që janë regjistruar jemi një nga vendet më të mira në rajon për nga numri i bizneseve të cilat janë shuar mirëpo ende nuk e dimë se cilat janë aktive e cilat jo”, ka thënë ajo

Bajrami ka treguar se “gjatë kësaj kohe rreth 150 student janë duke bërë praktikë me ne për tu profilizuar në aspektin ekonomik”.

Bajrami ndërtjerash ka treguar se “gjatë mandatit të saj kanë licencuar 8 zona ekonomike të cilat do të ofrojnë një infrastrukturë të mirë për ato zona”, raporton Insajderi.

“Kemi licencua 8 zona ekonomike, një zonë në parkun e  Drenasit, dy zona në Suharek, një park në Lipjan kemi investuar 200 mijë euro në zonën industriale në Mitrovicë  do të mundohemi të ofrojmë infrastrukturën në këto zona”, ka treguar ajo.

“Kemi rritur numrin e standardeve kemi një bashkëpunim me Shqipërinë tash do të mundohemi që të kemi lidhje dirkete me Bashkimin Evropianë në lidhje me standardet”, është shprehur Bajrami.

Bajrami ka treguar se nuk  kemi asnjë zyrtarë nën hetime që punon dhe të gjithë ata zyrtarë të cilët janë nën hetime nuk punojnë më në këtë mandat. /Insajderi.com