Ministrja e Integrimeve tregon kohën kur kosovarët do të lëvizin pa viza

Ministrja e Integrimeve tregon kohën kur kosovarët do të lëvizin pa viza

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, pas ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, ka thënë se tashmë është plotësuar kusht kyç për liberalizim të vizave.

Ajo ka thënë se beson që deri në fund të këtij viti do të hiqen vizat për Kosovën

“Tani me kalimin e demarkacionit plotësuam kushtin kyç dhe do t’i dërgojmë një raport i cili tregon kushtin e dytë, pra shenjëzimin e rasteve po luftën kundër korrupsionit, si dhe gjithashtu edhe raportin që tani më u ratifikuar marrëveshja për shënjimin e kufirit me Malin e Zi. Shpresojmë dhe besojmë shumë që deri në fund të vitit Kosova apo për Kosovën do të hyjë lëvizja e lirë”, tha ministrja Hoxha.