Ministria procedon në Qeveri vlerësimin për Projektligjin e FSK-së

Ministria procedon në Qeveri vlerësimin për Projektligjin e FSK-së

Ministria për Forcën e Sigurisë të Kosovës (MFSK), ka përgatitur dhe ka proceduar për në Qeverinë e Republikës së Kosovës, mendimin për Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, i dorëzuar nga presidenti Hashim Thaçi.

MFSK shpreh pajtimin e plotë dhe mbështet miratimin e Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ky transformim, sipas kësaj Ministrie, do të rezultonte me krijimin e bazës ligjore me qëllim të përmirësimit dhe ndërtimit të një sistemi të mbrojtjes dhe sigurisë me kapacitetet e nevojshme shtetërore, në mbrojtje të sovranitetit, integritetit territorial dhe interesave shtetërore, si dhe përmbushjen e synimeve për integrime euro-atlantike.

Megjithatë, Qeveria nuk e ka proceduar ende atë për në Kuvendin e Kosovës, ku do t’i nënshtrohej procedurave të shqyrtimit dhe miratimit.