Ministria e Punës mundëson punë praktike për 100 të rinj

24.02.2016 11:18
Ministria e Punës mundëson punë praktike për 100 të rinj

Është nënshkruar sot memorandum i bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe organizatës gjermane për bashkëpunim Ndërkombëtarë (GIZ) përmes së cilës synohet të krijohen kushte të reja për punësimin e të rinjve.

Me këtë rast, ministri i Punës, Arban Abrashi, ka theksuar se kjo marrëveshje mundëson punësimin e rreth 100 të rinjve të cilët punën praktike do të kenë mundësi ta kryejnë nëpër biznese të ndryshme.

Të rinjtë që do të jenë pjesë e këtij projekti duhet të jenë të regjistruar në zyrat për punësim social./Insajderi.com