Ministria e Punës është duke punuar rreth një ligji për persona me aftësi të kufizuara

Ministria e Punës është duke punuar rreth një ligji për persona me aftësi të kufizuara

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka njoftuar se kjo ministri po punon në krijimin e një ligji gjithëpërfshirës për persona me aftësi të kufizuara me anë të të cilit do të avancohet trajtimi ndaj tyre dhe do të shmanget problemet që e kanë shoqëruar këtë kategori deri më tani.

Reçica gjatë një takimi me drejtoreshën e Komitetit të Grave të Verbra të Kosovës, Bajramshahe Jetullahu, tha se Ministria e Punës është e përkushtuar për t’u dhënë përkrahjen e merituar kategorive më të cenueshme në bazë të kapaciteteve që ka, me qëllim të sigurimit të një mirëqenie të duhur për to.

“MPMS është duke punuar në krijimin e një ligji gjithëpërfshirës për persona me aftësi të kufizuara me anë të të cilit do të avancohet trajtimi ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe do të shmangen problemet që e kanë shoqëruar këtë kategori deri më tani”, tha ministri Reçica.

Nga ana e saj, Jetullahu e njoftoi ministrin për aktivitetet me të cilat merret Komiteti i Grave si dhe rreth pozitës së grave të verbra në Kosovë dhe nevojave që ato kanë.