Ministria e Mjedisit i paguan drekë prej 1 mijë eurosh pjesmarrësve të një tryeze

15.03.2017 21:15
Ministria e Mjedisit i paguan drekë prej 1 mijë eurosh pjesmarrësve të një tryeze

Pjesëmarrësit e tryezës së organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, pasi të kryejnë obligimin e tyre, përveç që do të  shijojnë një pamje të bukur në Gërmi ata do të kenë shijojnë edhe një drekë falas.

Këtë ua ka mundësuar vet Ministria e cila ka vendosur që të shpenzojë afro 1 mijë euro për këtë drekë.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i ka dhënë kontratë me 6 mars të këtij viti restaurantit “Villa Gërmia” në vlerë prej afro 1 mijë euro.

Kjo ministri do të qerasë mysafirët e saj me një drekë pas tryezës që është titulluar “Integrimi dhe Buxhetimi  gjinor ne hartimin dhe zbatimin e politikave te Ministrisë” me vlerë prej 993.00./Insajderi.com